18 Maj 2024

Familja Hasani nga Podujeva kërkon drejtësi

Prishtinë, 17 janar - Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët, nëpërmjet rasteve strategjike gjyqësore kërkon drejtësi për qytetarët e Kosovës, të drejtat e të cilëve shkelen nga institucionet e sistemit të drejtësisë.

Më 16 janar 2014 Kampanja do të organizoj një Konferencë për Shtyp për të njoftuar përfaqësimin e Fehmi Hasanit dhe familjes së tij si viktima të krimit në gjykimin e Sabri Feratit, zyrtar në Policinë së Kosovës.

Artan Qerkini do të japë një deklaratë në emër të Kampanjës, dhe zoti Fehmi Hasani do të japë një deklaratë në emër të familjes së tij.

Më 19 shtator, 2013, z Fehmi Hasani dhe familja e tij ishin përfshirë në një aksident trafiku afër Podujevës. Aksidenti ndodhi kur një makinë e Policisë së Kosovës, drejtuar nga polici Sabri Ferati, është kyçur  në tejkalim dhe, duke udhëtuar me një shpejtësi të lartë, është përplas me makinën e familjes Hasani. Dy djemtë e zotit Hasani u vranë në aksident, dhe ai, gruaja e tij, dhe një tjetër anëtar i familjes u plagosën rëndë.

Më 21 nëntor, 2013, ndaj policit Sabri Ferati është ngritur aktakuzë me akuzën e rrezikimit te trafikut publik në lidhje me aksidentin. Ai aktualisht është duke u mbajtur në paraburgim.
 

Sipas Kodit të ri të Procedurës Penale të Kosovës, viktimat e krimit kanë të drejtë të marrin pjesë si palë në procesin penal. Kodi i Procedurës Penale kërkon që policia, prokurori, dhe/ose zyrtarë të tjerë të përfshirë në procedurë të njoftojnë palët e dëmtuara për statusin e tyre të mundshme të viktimës.

Për të marrë statusin e plotë të palës në procedurë, viktimat duhet të paraqesin Deklaratën e Dëmit - një deklaratë e dëmeve të pësuara si rezultat i krimit, autori i supozuar i krimit, lidhjen midis dëmit dhe krimit, dhe kostot e vlerësuara të krimit ndaj viktimave - brenda 60 ditëve nga data e aktakuzës. Familja Hasani, me mbështetje të Kampanjës Drejtësia dhe Qytetaret, do ta dorëzoj Deklaratën e Dëmit për t’u bërë palë në procedurën penale kundër zyrtarit të policisë, Sabri Feratit.

 
Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët fton anëtarët e mediave të Kosovës për të ndjekur përfaqësimin e Kampanjës të familjes Hasani si viktima të krimit në këtë procedurë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)