10 Maj 2025

Evakuuohen nga frika e zjarrit

Londër 24 qershor - Më shumë se 700 banesa në disa blloqe në në veri-perëndim të Londrës janë evakuuar për shkak të shqetësimeve të sigurisë nga zjarri.

Këshilli i lagjes Camden tha se banorët në katër bbloqe u zhvendosën shkaku i punimeve urgjente të kontrolleve të sigurisë nga zjarri.

Këshilli shtoi se ka bë bërë rezervimin e hoteleve, por rreth 100 banorë kanë kaluar natën në shtretërit e ajrit.

Ky aksion vjen pas katastrofës në kullën Grenfell në perëndim të Londrës, ku një zjarr dyshohet të ketë vrarë 79 veta.

Kullat Chalcots u rinovuan në periudhën mes viteve 2006 dhe 2009 nga e njëjta firmë, Rydon, që mbikëqyri punën në kullën Grenfell në vitin 2015-16.

Këshilli i Camden-it tha se do të heqë veshjen e jashtme termike nga pesë blloqe kullash.

Po ashtu kishte shqetësime edhe në lidhje me izolimin e tubave të gazit.

Këshilli fillimisht njoftoi evakuimin e një blloku, por më vonë zgjeroi aksioninn në të gjitha pesë blloqet e kullës që kishte kontrolluar.

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, këshilli njoftoi se një nga pesë blloqet nuk kishte nevojë të evakuoheshin dhe banorët mund të ktheheshin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)