24 Prill 2024

Eurot false, hetime në disa shtete ballkanike

Tiranë, 12 prill - Sekuestrimi i mbi 750 mijë eurove false, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës që të kërkojë bashkëpunimin me homologët fqinj, për të hetuar më tej këtë trafik kartëmonedhash.

Njësia Task-Force pranë Prokurorisë së Tiranës, do të kërkojë informacione nga pala maqedonase, ajo kosovare, malazeze dhe bullgare, pasi dyshohet se numri i anëtarëve të kësaj bande është më i madh dhe mund të ketë shtrirje më të gjerë.

Hetimet tregojnë se eurot false prodhoheshin në Bullgari dhe që më pas trafikoheshin e shpërndaheshin në Tiranë. Tre ditë më parë, policia e Tiranës ka arrestuar 14 persona. Banda drejtohej nga një shtetas kosovar dhe dy maqedonas.

Paratë e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale janë 730 copë - Kartëmonedha euro të falsifikuara të prerjes 100-dëshe,  një armë zjarri tip Shotgan, një pistoletë si dhe katër automjete.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)