02 Maj 2024

Europol: në Europë veprojnë 3600 grupe të krimit të organizuar

Bruksel, 20 mars - Shërbimi Policor i Bashkimit Europian - Europol zbuloi në territorin e BE-së pothuajse 3600 grupe të krimit të organizuar.

Në raportin e publikuar nga Europol-i thuhet se dega më aktive e veprimtarisë së këtyre grupeve është trafiku ndërkombëtar i drogës.

Është regjistruar gjithashtu një rritje e ndjeshme e krimeve në sferën ekonomike dhe në hapësirën kibernetike.

Sipas një studimi, grupet e reja kriminale në Europë \"nuk klasifikohen më nga përkatësia kombëtare ose nga specializimi në një sferë të veçantë të krimit. Ato janë të përqëndruara në sigurimin e fitimit maksimal dhe rrezikimit minimal”.

\"Ato janë mishërim i shoqërisë sonë të re globale\", - deklaroi drejtori i Europol-it, Rob Wainwright.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)