05 Maj 2024

Europol arreston 61 persona për kartat e kreditit fallso

Bruksel, 13 korrik - Policia evropiane ka arrestuar 61 persona të akuzuar për përfshirje në prodhimin e kartave të kreditit fallso.

Europol-i tha se rrjeti i kontrabandës mendohet se ka vjedhur 70 milionë dollarë nga llogaritë e klientëve në mbarë botën gjatë 9 vjetëve të fundit.

Kontrabandistet përdorin një pajisje elektronike për të kopjuar të dhënat nga shiriti manjetik në kardat e kreditit të konsumatorëve. Më pas informacioni përdoret për të vjedhur para nga llogaritë e konsumatorëve.

Në një operacion të përbashkët javën e kaluar të Europolit, Shërbimit Sekret Amerikan dhe policisë bullgare, 47 persona të dyshuar u ndaluan në Bullgari, 9 në Itali, nga dy në Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër në Poloni.

Rrjeti ishte lidhur me grupe kriminale të Kenia, Afrikën e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara.

Europoli tha se ka mundësi të bëhen edhe arrestime të tjera. Shumica e informacioneve të kardave të kreditit janë përdorur në bankomate automatike të Evropës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)