03 Maj 2024

Eulex, priten të arrestohen edhe dy ish komandantë

Prishtinë, 20 korrik - Prokurorët e EULEX-it janë duke hetuar 612 raste të krimeve të luftës në Kosovë.

Në kuadër të këtyre hetimeve EULEX-i, ka bërë të ditur se njësia për hetimin e krimeve të luftës është duke hetuar edhe 1781 raste të personave të pagjetur dhe 230 raste pas vdekjes.

Të gjitha këto raste kanë të bëjnë me luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte nisur luftën e armatosur për çlirimin nga regjimi serb.

Kjo luftë kishte pasuar me nisjen e bombardimeve të NATO-s dhe me largimin e forcave serbe më 12 qershor 1999. Krimet e luftës si vepra penale nuk përshkruhen asnjëherë. 

Burime nga EULEX-i kanë thënë, Kohës Ditore se në kuadër të këtyre hetimeve priten edhe arrestime.

Në mesin e njerëzve që pritet tu vihen janë edhe dy ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Drenicës. Të dy janë aktualisht aktivë në politikën kosovare.

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë nuk e ka përjashtuar mundësinë e arrestimeve të shpejta. Sipas EULEX-it, kjo varet nga përparimi i hetimeve.

“Varësisht nga rezultatet e hetimeve mund të ketë edhe arrestime, sidoqoftë, kjo varet nga vetë progresi i hetimeve”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi.

Ky mision ka thënë se është edhe duke hetuar edhe masakrat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë siç është ajo e Krushës së Vogël.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)