05 Maj 2024

EULEX pret sqarimin e imunitetit të deputetit për arrestime

Prishtinë, 14 korrik - Vetëm disa minuta pasi kërkoi falje nëse i duhet të ndërpresë intervistën për t’u përgjigjur në thirrjet telefonike “për shkak të zhvillimeve të fundit”, një “sms” tingëllon në telefonin e zëvendësshefit të EULEX-it, Andy Sparkes.

Ai hap telefonin dhe e lexon me zë dhe me ironi një mesazh telefonik që i tregon se Kuvendi është sqaruar përmes web-faqes se letra e botuar në media e Jakup Krasniqit, ku ai hedh poshtë kërkesën e EULEX-it për çështjen e imunitetit, nuk ka qenë version final.

“Do të doja të di se kush e beson këtë sqarim”, pyet ai disi me habi, pasi lexon mesazhin duke kërkuar sërish falje për ndërprerje të bisedës.

Britaniku, megjithatë, nuk pranon të komentojë deklarimin e ashpër të ambasadorit amerikan nëse kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, duke mos e pranuar kërkesën që do çonte drejt sqarimit të imunitetit të deputetëve që akuzohen nga drejtësia, po mbron disa nga miqtë e tij, apo me fjalë të tjera ish-ministrin Limaj.

Sparkes, i cili ushtron detyrën e shefi t të EULEX-it, pasi gjenerali francez Xavier Bout de Marnhac është në pushim, thotë se qartësimi i imunitetit të deputetëve nuk bëhet vetëm për Limajn, por për të gjitha rastet që Kosova mund t’i ketë në të ardhmen me deputetë që dyshohet se kanë kryer vepra të jashtëligjshme.

Andy Sparkes megjithatë nuk është interesuar nëse i njëjti problem mund të lindë nëse EULEX-i dëshiron të arrestojë ndonjë prej pjesëtarëve të qeverisë. Thotë, ende nuk kanë pasur arsye të verifikojnë një gjë të tillë.

Sparkesit nuk i pëlqejnë pyetjet për ndikimet politike derisa nuk pranon që as t’i komentojë ato, pavarësisht se ish-prokurorë të këtij misioni kanë thënë se janë vizituar nga politikanë nëpër zyrat e tyre, në përpjekje për të ndikuar në raste të ndryshme.

Ai nuk e thotë asnjë fjalë edhe për thashethemet se rastet më të njohura në Kosovë janë nxitur vetëm nga nevoja që t’i hapet rrugë kryeministrit Thaçi për të qeverisur lirshëm me partinë e tij dhe Kosovën, raporton Zëri.

Megjithatë, e pranon se EULEX-i, si mision unik i BE-së me fuqi ekzekutive, rregullisht hetohet nga një institut për të drejtat e njeriut, për të parë nëse misioni evropian po abuzon me fuqitë që ka. Megjithatë, krejt në fund, të gjeturat e këtij instituti ose i pranon ose jo, vetë shefi i misionit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)