27 Prill 2024

EULEX: Përgjimet u kryen me urdhër të gjykatës

Prishtinë, 4 dhjetor - Lidhur me përgjimet telefonike, që kanë përfunduar në publik, e ku përfshihet kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të lartë, misioni i EULEX-it përmes një komunikate ka sqaruar se të gjitha përgjimet janë kryer në bazë të një urdhri të gjykatës.

Në një komunikatë për media, EULEX-i kujtoi se prokurori i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur aktpadi ndaj Ministrisë së Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit më 16 nëntor.

“Së bashku me padinë, të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit janë dorëzuar, siç kërkohet nga ligji i zbatueshëm.

Gjykata dhe avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë marrë nga një kopje të materialit të njëjtë.

Dëshmia në dosjen e çështjes përfshinte përgjimet telefonike, përfshirë edhe dosjet me zë, që përfunduan në domenin publik”, thuhet në njoftim.

Sipas PSRK-së të gjitha përgjimet janë kryer në bazë të një urdhri të gjykatës dhe asnjë mesazh me zë  nuk është lëshuar nga prokurori për publikun.

“PSRK është duke e shqyrtuar çështjen, për të vendosur nëse është kryer ndonjë vepër penale nga ata që kanë zbuluar informacion për publikun të nxjerrë nga shkresat e lëndës. Nëse kjo ka ndodhë, PSRK paralajëmron nisjen e hetimeve”, thuhet në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)