05 Maj 2024

EULEX: Përgjimet e telefonatave i bëmë ne

Prishtinë, 29 nëntor - Misioni Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) konfirmoi se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të montuara.

Misioni i EULEX-it tha për Gazetën Jeta në Kosovë se këto biseda telefonike të publikuara në internet,  kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar.

Por Zyra për Media e EULEX-it në përgjigjen zyrtare për Gazetën Jeta në Kosovë nuk tregon  se kush është personi, personat apo çështja në të cilën prokuroria e këtij misioni është duke hetuar.

"Rrjedhja e materialit konfidencial është një çështje serioze dhe një shkelje serioze e besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim”, tha EULEX-i.

Pas dhjetë orësh, të enjten ata mundën të japin përgjigje në lidhje me këto përgjime të publikuara në internet.

“Siç kërkohet proceduralisht, materiali në lidhje me këto procedime ishte dorëzuar nga Prokuroria e EULEX-it tek ekipi mbrojtjes dhe në gjykatë”.

Në këtë mënyrë, EULEX-i konfirmon se këto përgjime nuk janë të montuara, por ato janë bërë nga ana e prokurorisë së tyre.

Zyra për media e EULEX-it tha se “materiali pastaj është shfaqur në sferën publike”.

“Nga ana e saj, Prokuroria e EULEX-it ka vepruar në mënyrë legale dhe korrekte, si dhe në bazë të ligjit”.

EULEX-i tha se “është për të ardhur keq që disa palë e kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme këtë material për t’u parë nga publiku”.

Qeveria e Kosovës i ka quajtur të enjten përgjimet “të fabrikuara”.

/gazetajnk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)