03 Maj 2024

EULEX pajiset me 6 mjete të blinduara nga Kroacia

Prishtinë, 29 maj - Misioni EULEX është pajisur me gjashtë automjetet të blinduara të porositura nga Kroacia.

Dy nga automjetet e blinduara të tipit LOV 4×4 Torpedo T-1  gjenden në Kosovë pranë Trupave paqeruajtëse kroate, ndërsa katër të tjera do vijnë javën e ardhshme.

Kjo është bërë sipas një marrëveshjeje midis EULEX-it dhe Qeverisë Kroate. Kjo e fundit ka miratuar dhe pranuar ofertën, pas nje mbledhje e cila u mbajt me dyer të mbyllura një muaj më parë.

Sipas mediave kroate, EULEX ka kërkuar këto mjete të blinduara për të mundësuar vazhdimin e misionit te tyre pa pengesa.

Automjetet e blinduara ishin dikur pronë e Armatës së Jugosllavisë, ndërsa gjatë luftës në Kroaci, forcat kroate kishin arritur ti konfiskojnë nga ushtria jugosllave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)