28 Prill 2024

EULEX ngre aktakuzë kundër prokurorit Nazmi Mustafi

Prishtinë, 31 korrik - Një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Qarkut në Pejë kundër ish-prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe ish-udhëheqësit të Task Forcës kundër Korrupsionit në kuadër të PSRK-së, Nazmi Mustafi, si dhe kundër tre personave të tjerë për vepra që kanë të bëjnë me korrupsion.

Prokurori i EULEX-it e akuzoi Nazmi Mustafin për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe posedim të paligjshëm të armëve. 

Tre të akuzuarit e tjerë akuzohen  për ndihmë në kryerjen e veprës shpërdorim i pozitës zyrtare dhe të autoritetit, ushtrim i ndikimit, marrje e dokumenteve zyrtare dhe mashtrim i blerësve.

Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror i qarkut i EULEX-it në Pejë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)