04 Maj 2024

EULEX në aksion për arrestimin e Fatmir Limajt

Prishtinë, 24 nëntor - Tre persona të akuzuar për rastin Kleçka Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi janë arrestuar të shtunën nga policia e EULEX ndërsa sipas informacioneve operacioni vazhdon edhe për arrestimin e Fatmir Limajt.

Aksionin e kanë konfirmuar për Express edhe zyrtarët e EULEX. “Mund ta konfirmoj se EULEX është duke e zhvilluar një aksion për arrestim. Aktualisht nuk mund të japim detaje se për kë bëhet fjalë dhe në cilin lokacion po zhvillohet aksioni”, kanë thënë këta zyrtarë.

Ndërsa avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj u shpreh se nuk ka akoma ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media. "Për të tjerët ma kanë konfirmuar jozyrtarisht, por jo edhe për klientin tim", ka thënë ai.

Sipas tij, ai nuk beson se klienti i tij është arrestuar pasi thotë se po të ndodhte kjo, familjarët e tij do ta informonin menjëherë.

Ditë më parë, EULEX hapi rastin Kleçka ku u pranuan dëshmitë nga ditari i “Dëshmitarit X”, të të ndjerit Agim Zogaj.

Po ashtu, Limaj akuzohet për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte Ministër i Transportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)