05 Maj 2024

EULEX miratoi ankesën e Berishes për shpronësimin e një prone

Prishtinë, 8 gusht - Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës e miratoi ankesën e Hajriz Berisha në një lëndë për përcaktimin e kompensimit për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme.

Ky rast ishte kundër Komunës së Prishtinës si autoritet shpronësues dhe ndërmarrjes publike – Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a., si shfrytëzues i shpronësimit.

Trupi gjykues në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës e anuloi vendimin e Gjykatës Komunale të Prishtinës për arsye procedurale pa e kthyer lëndën në shkallë të parë pasi nuk i nënshtrohej juridiksionit gjyqësor, si dhe për mungesë të interesit ligjor dhe kalimit të afatit të parashkrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)