16 Maj 2024

EULEX liron dy të akuzuar për krime të luftës

Prishtinë, 18 prill - EULEX ka bërë të ditur se një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it i ka liruar dy persona të cilët ishin akuzuar për veprat penale të përdhunimit, si krim i luftës, ndërsa e ka dënuar vetëm njërin prej tyre për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.

Jovica Dejanovic u shpall i pafajshëm për përdhunim, si krim i luftës dhe për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.

Djordje Bojkovic u shpall i pafajshëm për përdhunim, si krim i luftës, mirëpo u dënua me burgim në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.

Dënimi i tij u pezullua me kusht për një periudhë prej dy viteve. Gjykata i liroi Dejanovic dhe Bojkovic nga akuza për krime të luftës sepse nuk u dëshmua përtej dyshimit të bazuar se të pandehurit i kishin kryer veprat penale për të cilat ata akuzoheshin.  

Rasti është ndjekur nga prokurorët special të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)