27 Prill 2024

EULEX kryen 14 bastisje dhe arreston gjashtë të dyshuar

Prishtinë, 5 tetor - Sot në mëngjes, policët e EULEX-it nga Njësia për hetimin e krimit të organizuar e kanë kryer një operacioni të bastisjes dhe arrestimit, lidhur me hetimet e pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim.

Keqpërdorimet e pohuara kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione. Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me shuma që mund të arrijnë deri në miliona euro, gjë që e ka bërë Policinë e Kosovës viktimën kryesore të kësaj afere.

Gjithsej janë bërë gjashtë arrestime, duke përfshirë tre punëtorë biznesi, dy zyrtarë nga administrata e PK-së dhe një punëtor nga Ministria e Punëve të Brendshme. Përveç kësaj, janë bastisur edhe dymbëdhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike.

Po ashtu, si pjesë e këtij hetimi, policia gjermane e ka bastisur një objekt afarist dhe një shtëpi private në Gjermani. 

Hetimi udhëhiqet nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Bastisjet dhe arrestimet u bënë me autorizimin përkatës të gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it.

Ndryshe, sipas burimeve, të arrestuarit janë Xhevahire Vatovci, shefe e prokurimit në Policinë e Kosovës, Ragip Bunjaku, shef i administratës së Policisë, dhe Kadrush Koliqi zyrtar i prokurimit në MPB, ndërsa afaristët e prangosur janë, Astrit Pira, Armend Selimi dhe Ylber Salihu, por që ky i fundit pas intervistimit u lirua në shtëpi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)