01 Maj 2024

EULEX kërkon ndihmë nga publiku për zbardhjen e sulmeve në veri

Prishtinë, 26 shkurt - Misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX dënon sulmet e fundit me granata në veri të Kosovës dhe u bën thirrje atyre që kanë informata lidhur me këto sulme të raportojnë.

EULEX-i dhe Policia e Kosovës  janë duke punuar së bashku në hetimin e këtyre sulmeve. Gjatë javëve të fundit ka pas një numër sulmesh të tilla në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës dhe e EULEX-it kanë rritur masat e sigurisë dhe patrullimet. Hetimet kanë nisur.

"Këto sulme të papërgjegjshme dhe të pamatura janë kërcënim i drejtpërdrejtë për banorët e zonës si dhe për sigurinë publike."

"Sulmet sfidojnë sundimin e ligjit. Është e rëndësishme që ata që kanë informacion në lidhje me këto sulme të vijnë dhe të raportojnë, në mënyrë që të kryesit e sulmeve të mos lejohen të vazhdojnë rrezikimin banorëve të atjeshëm“, tha Ole Madsen, shefi i Policisë Ekzekutive të EULEX-it.

Ata që kanë informacion në lidhje me këto sulme duhet të telefonojnë Task Forcën e EULEX-it për Mitrovicën në: (Kosovë) 038 512 638

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)