05 Maj 2024

EULEX, Kërkime në një lokacion në Zhilivodë

Prishtinë, 11 maj - Sot, ekspertët e EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) filluan kërkimet në një lokacion afër fshatit Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.

Ata janë duke bërë kërkime për të vërtetuar nëse në këtë lokacion ndodhet ndonjë varrezë masive.

Janë kryer punimet paraprake për ta përgatitur lokacionin për gërmime. Kjo është vazhdimësi e punës që ka filluar vitin e kaluar.

“Sot kemi arritur që të kryejmë disa punime paraprake të rëndësishme. FSK-ja ka sjellë makineri për gërmim, e ka përgatitur lokacionin dhe e ka bashkërenduar me ne çështjen e sigurisë së bashku me policinë e Vushtrrisë”, tha Alan Robinson, bashkëdrejtues i Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

Policia e Kosovës e ka bërë sigurimin e lokacionit.

Sipas Alan Robinsonit, kërkimet në këtë lokacion janë shumë të ndërlikuara nga aspekti logjistik, teknik dhe ai administrativ.

“Ekzistojnë disa çështje administrative që duhet të zgjidhen. Disa nga pronarët e tokave që do të preken nga ky projekt presin nga Komisioni i Qeverisë që t’i zgjidhë disa çështje lidhur me kompensimin. Unë besoj se komisioni qeveritar do ta mbështesë plotësisht punën tonë duke i zgjidhur këto çështje sa më parë që është e mundur”, tha Robinson.

Siç është paraparë me plan, operacioni në Zhilivodë pritet të zgjasë rreth katër muaj.

Ky është vetëm njëri nga kërkimet në të cilat janë duke punuar ekspertët e EULEX-it dhe të DML-së. Në javën e ardhshme do të kryhen kërkime edhe në dy lokacione tjera në rajonet e Prizrenit dhe atë të Klinës.

Që prej se ekspertët e EULEX-it i janë bashkuar DML-së në dhjetor të vitit 2008, ky departament i ka kryer rreth 270 operacione në terren. Janë gjetur me shumë 135 persona të pagjetur.

Video dhe fotografitë nga lokacioni mund të shkarkohen në linkun e mëposhtëm:

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)