05 Maj 2024

EULEX, kërkime afër liqenit të Livoçit për personat e pagjetur

Prishtinë, 10 maj - Ekspertët e EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) në bashkëpunim me zhytësit për kërkim-shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer një operacion të kontrollimit në një lokacion në liqenin e Livoçit afër Gjilanit, në kërkim të personave të pagjetur.

“Në këtë rast nuk janë gjetur asnjë mbetje mortore”, tha Alan Robinson, bashkë-drejtues i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, duke shtuar se ekipi është i gatshëm të shkojë atje prapë dhe të bëj kërkime“ nëse do të kemi informacione më të mira”.

Ky operacion ishte rezultat i një bashkëpunimi në mes të EULEX/DLM-së dhe FSK-së. “Ne jemi shumë mirënjohës për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar nga ana e FSK-së, dhe me gjithë dëshirë do të bashkëpunojmë me ta gjatë operacioneve tona të ardhshme”, theksoi Robinson.

Nesër (më 11 maj) në Zhilivodë afër Vushtrrisë, EULEX/DLM-ja në bashkëpunim me FSK-në do ta rifillojë kontrollimin e atij lokacioni, i cili kishte filluar në fund të muajit gusht 2010. Këto gërmime pritet të zgjasin rreth 4 muaj.

Që prej se ekspertët e EULEX-it i janë bashkuar DML-së në dhjetor të vitit 2008, ky departament i ka kryer rreth 270 operacione në terren. Janë gjetur me shumë 135 persona të pagjetur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)