29 Prill 2024

EULEX-i shpall zonë rreziku veriun e Kosovës

Prishtinë, 19 janar - Pjesëtarët e EULEX-it duhen të jenë shumë të kujdesshëm në veri thuhet në një dokument të këtij misioni, i cili e ka shpallur veriun e Mitrovicës dhe të Kosovës si zona të rrezikshme.

EULEX-i do të mbajë nën kontroll policët e vet dhe në çdo kohë do të dijë për vendndodhjen e tyre. Rregulla të rejat janë vendosur pas incidentit të dhunshëm në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ishin të përfshirë anëtarë të stafit të EULEX-it dhe rritjen e tensioneve në lidhje me targat serbe.

Rregullat vlejnë vetëm për veri të Kosovës, pasi që ditë më parë në dy raste të ndara janë rrahur atje 4 policë të EULEX-it dhe një pjesëtar i misionit të OSBE-së. Pjesëtarët e misionit të EULEX-it që udhëtojnë për në komunat veriore të Kosovës, Zubin Potok, Zveqan, Leposaviq dhe veri të Mitrovicës, si dhe në pikat kufitare G1 dhe G31, duhet t’iu përmbahen rregullave që janë vënë në funksion.

Punonjësit e EULEX-it, duhet që me veti të kenë celularët, e po ashtu edhe radiolidhjet gjithnjë të kyçura. Në rast se anëtarët e EULEX-it hyjnë në zonat e rrezikut, pra në pjesën veriore të Kosovës, për çfarëdo arsye, ata detyrohen të lajmërohen në bazën e tyre për vendndodhjen e saktë dhe arsyen e ndodhjes atje, në të kundërtën do të pasojnë ndëshkimet edhe me largimin e tyre nga Misioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)