29 Mars 2024

EULEX-i shënon 10 vjetorin e Rezolutës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Prishtinë, 31 tetor - Sot, EULEX-i shënon dhjetëvjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Miratimi i Rezolutës 1325 të KSKB paraqet një ngjarje historike e cila duhet t‘u përkujtojë të gjithëve ndikimin e luftës tek gratë.

Rezoluta 1325 e KSKB përfshinë tri shtylla të veprimit: parandalimin e dhunës, veçanërisht dhunën seksuale kundër grave në situata të konflikteve të armatosura, pjesëmarrjen e grave gjatë negociatave për paqe dhe në ndërtimin e paqes, dhe ndjekjen penale të kundërvajtësve dhe të atyre që kanë kryer krime mbi gratë. 

EULEX-i mbështetë fuqishëm dhe thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në ndërtimin e paqes, siç parashihet në Rezolutën 1325 të KSKB.

Me këtë rast, shefi i Misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac, deklaroi se EULEX-i e merr me seriozitet përfshirjen gjinore dhe se çdo pjesëtar i EULEX-it duhet të ketë parasysh aspektin gjinor sipas funksionit që ushtron.

"Unë mund të ju siguroj se EULEX-i dhe në veçanti Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Gjinore do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Agjencinë për Barazi Gjinore në Kosovë dhe do të siguroj mbështetjen dhe këshillat në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ai.

Rastet e dhunës në familje dhe krimet seksuale janë krime të cilat duhet të ndiqen penalisht. Gjykatësit e EULEX-it, në kuadër të mandatit të tyre ekzekutiv sipas Marnhac tashmë u kanë shqiptuar dënimet dy burrave për shkak të dhunës serioze në familje.

"Unë e inkurajoj gjyqësorin e Kosovës që këto raste t’i përdorin si shembull për zbatimin e drejtë të sundimit të ligjit, kur bëhet fjalë për dhunën në familje, dhunën kundër grave ose çfarëdo lloji të dhunës të bazuar në diskriminimin gjinor. Unë personalisht mendoj se, është përgjegjësi parësore e institucioneve të Kosovës që të zbatojnë plotësisht të gjitha ligjet, dhe veçanërisht të sigurojnë që gratë të jenë pjesëmarrëse të barabarta në të gjitha aspektet e jetës.”, ka theksuar Marnhac 

“Më lejoni t’ju siguroj se, për sa i përket EULEX-it, unë do të angazhohem për një politikë me zero tolerancë lidhur me ngacmimet seksuale dhe blerjen e shërbimeve seksuale. Njësoj, unë nuk do të toleroj asnjë lloj diskriminimi në baza gjinore.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)