05 Maj 2024

EULEX-i nuk i kërkoi Gjermanisë mbrojtjen e dëshmitarit X

Prishtinë, 30 shtator - Autoritetet gjermane nga qyteti Duisburg kanë deklaruar se ata nuk kanë qenë të informuar se dëshmitari X i vetëvrarë të martën, duhej të ishte nën mbrojtje të përhershme.

Rezultati i autopsisë, sipas policisë gjermane, tregoi se Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X, ka bërë vetëvrasje në mbrëmjen e të martës dhe nuk ka pasur person të dytë që ka ndikuar në vdekjen e tij.

Këto deklarata, zyrtarët gjermanë të rendit i kanë dhënë pas obduksionit që i kanë bërë trupit të pajetë të Agim Zogajt.

Rezultatin e autopsisë së kryer nga policia e Duisburgut e ka konfirmuar nëpërmjet telefonit zëdhënësi i policisë gjermane për këtë qytet, Ramon van der Maat.

Ai ka njoftuar se autopsia ndaj trupit të viktimës është kryer paraditen e së enjtes ndërsa trupi i pajetë i tij ishte gjetur mbrëmjen e së martës në orën 23 e 50 minuta në parkun e qytetit Duisburg.

“Agim Zogaj është gjetur i vdekur mbrëmjen e së martës. Policia në Duisburg ka pranuar në orën 18.00 një telefonatë nga një i njohur i viktimës Atyre ai (Agim Zogaj) iu kishte thënë se do ta vrasë vetën dhe policia është vënë në kërkim të tij”, ka thënë Van der Maat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)