04 Maj 2024

EULEX-i konfirmon pranimin e kallëzimit penal për Pacollin

Prishtinë, 28 shtator  - EULEX-i ka konfirmuar për RTK-në se e ka pranuar një kallëzim penal për zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli, i cili dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente që ia ka dërguar Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Arritjen e kallëzimit penal kundër Pacollit, në Prokurorinë Speciale të EULEX-it e ka konfirmuar njëri nga zëdhënësit e EULEX-it, Blerim Krasniqi, përmes postës elektronike.

“Prokuroria Speciale e ka pranuar një kallëzim penal nga Agjencia Antikorrupsion, mirëpo ne nuk mund të japim detaje të lëndës së pranuar”, ka deklaruar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi për Televizionin Publik të Kosovës.

Ndërkohë, në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, e cila e ka bërë kallëzimin penal, nuk kanë folur për rastin. Kreu i kësaj agjencie, Hasan Preteni, tha se gjendet jashtë Kosovës, duke mos dhënë detaje të tjera.

RTK ka kontaktuar me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, i cili gjendet në New York. Përmes telefonit, ai tha se nuk dëshiron të komentojë për këtë çështje, pa e parë lëndën dhe se pas kësaj do të japë mendimin e tij për këtë çështje.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe njëherësh kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka qenë duke u hetuar për konflikt interesi, për shkak se vitin e kaluar ka nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit në Nigeri në emër të bizneseve evropiane.

AKK-ja pati nisur hetimet për të vërtetuar nëse dokumentet që ka ofruar Pacolli, gjatë hetimeve të para kanë qenë valide apo të rrejshme.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)