15 Maj 2024

EULEX-i e përkujton kolegun e rënë

Prishtinë, 20 shtator - Komandanti i Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian Hansjörg Haber ka udhëtuar për në Kosovë me rastin e vdekjes së pjesëtarit të EULEX-it  Audrius Šenavičius, i cili u vra dje në Kosovën veriore. 

Hansjörg Haber, i shoqëruar  nga Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, iu drejtua personelit të EULEX-it në Mitrovicë dhe Prishtinë.

Në fillim të takimit në Selinë Qendrore të EULEX-it në ish-Farmed, personeli i EULEX-it, z.  Borchardt dhe z. Haber, mbajti një minutë heshtje në nderim të Audriusit.

Haber tha: “Erdha sot në Kosovë që bashkë me ju ta shpreh solidaritetin, dhimbjen dhe përkujtimin për kolegun e rënë Audrius Šenavičiusit. Kjo është një ngjarje tragjike dhe është e rëndësishme që ta dini se ju vlerësoheni dhe mbështeteni nga nivelet më të larta të udhëheqjes në Bruksel.\"

\" Jam i bindur se policia dhe stafi ynë i gjyqësorit, në bashkëpunim me Policinë dhe institucionet gjyqësore të Kosovës do t’i bëjnë hetime të hollësishme për këtë ngjarje tragjike që ndodhi dje.”

Është hapur libri i ngushëllimeve ku kolegët nga EULEX-i dhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e korit diplomatik, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare mund t’ia shprehin ngushëllimet e tyre familjes së Audriusit.

Kryetarja e Kosovës  Atifete Jahjaga, Ministri i Punëve të Brendshme  Bajram Rexhepi dhe Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ishin në mesin e zyrtarëve që u nënshkruan në librin e ngushëllimeve sot.

Audrius ishte zyrtar doganor i EULEX-it, i cili punonte në kuadër të ndërrimeve të rregullta në pikë-kalimet në veri. Ai për herë të parë erdhi dhe punoi në këtë mision gjatë periudhës prill 2010 dhe maj 2011 si Zyrtar i të hyrave doganore, kurse herën e dytë si Zyrtar Doganor prej muajit gusht 2012.

Para ardhjes së tij në misionin EULEX ai ka punuar si Inspektor i Lartë në Departamentin e Doganës së Lituanisë.  Audrius ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy djem.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)