11 Maj 2024

EULEX - i arreston pesë persona në Ferizaj

Prishtinë, 11 shtator - Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka njoftuar se sot në mëngjes, me urdhër të një prokurori të EULEX-it nga Ekipi Mobil, në Ferizaj u arrestuan pesë persona.

Në mesin e pesë të dyshuarve, dy janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Arrestimet u bënë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Policinë e Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar për një numër të akuzave, duke përfshirë ato për Shpërdorim të pozitës zyrtare, marrje të mitos, Ushtrim të ndikimit, Dhënie të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së veprës, Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe Zhvatje.

Me urdhër të gjykatës janë duke u bastisur zyrat dhe banesat private të disa prej personave të arrestuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)