04 Maj 2024

EULEX: Gjykatësit dhe vendimet e tyre janë të pavarura

Prishtinë, 24 dhjetor - Në një mision të tillë si misioni EULEX, sundimi i ligjit paraqet gur-themelin e mandatit të vet, prandaj në asnjë mënyrë nuk ka vend për ndërhyrje në procesin gjyqësor, qoftë ajo ndërhyrje e brendshme apo e jashtme.

\"Ndërhyrja tek gjykatësi i cili ka marrë vendimin në lidhje me apelin, do të ishte plotësisht e pa pranueshme për përfaqësuesit më të lartë të BE-së, po ashtu edhe për Shefin e Misionit për Sundimin e Ligjit. Demokracia është vlera ynë kryesore, shtylla qendrore e BE-së, ku pavarësia e gjyqësorit përfaqëson elementin qendror të kësaj vlere\", thuhet në komunikatën e EULEZ-it.

Misioni EULEX, thekson se gjykatësit dhe vendimet e tyre janë të pavarur/a dhe autonom dhe si të tillë nuk mund të tejkalohen qoftë nga Misioni apo ndonjë subjekt tjetër, duke përjashtuar pushtetin gjyqësor. Misioni, pra, fuqimisht mohon akuzat e ndërhyrjes në gjyqësor si të pavërteta, diskredituese dhe të pa bazuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)