02 Maj 2024

EULEX formon njësi speciale të policisë për veriun

Prishtinë, 4 janar - Misioni i Bashkimi Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka formuar një njësi speciale të policisë të dedikuar për Kosovën veriore, kanë thënë zyrtarë të këtij misioni për mediat serbe. 
 
Zëdhënësi i EULEX-it, Christian Klasing, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, se njësia është formuar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa aktualisht në proces është rekrutimi i njerëzve.

“Arsyeja për formimin e kësaj njësie është se ka nevojë të luftohet krimin e madh të organizuar, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Klasing.

Sipas tij, në punën e njësisë, e cila numëron 20 veta, përpos policisë, janë të përfshirë edhe gjykatës e doganierë, dhe se ideja është që në zgjidhjen e veprave të rënda penale të punojnë profesionistë.

Klasing ka thënë se EULEX-i ka ekspertë të stërvitur në luftën kundër shpëlarjes së parave, ndërsa fokusi do të jetë edhe në luftën kundër tregtisë me narkotikë e qenie njerëzore, dhe se kombinimi i gjykatësve dhe policëve në këtë njësi e përbënë efikas këtë grup operativ.

Zëdhënësi i EULEX-it ka thënë se kjo njësi speciale është duke bashkëpunuar me policinë “lokale”, ndërsa detyrat i merr nga prokuroria e EULEX-it

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)