30 Prill 2024

EULEX e dënon Sali Rexhpein me 5 vite burgim

Prishtinë, 14 tetor - Trupi gjykues i përbërë nga një gjykatës kosovar dhe dy të EULEX-it e ka shpallur Sali Rexhepin fajtor për njërën pikë, ndërsa e ka liruar nga dy pikat tjera të aktakuzës për krime lufte kundër popullatës civile.

Rexhepi u shpall fajtor bashkë me të tjerët për torturimin e një personi civil, shqiptar i Kosovës, i mbajtur në qendrën e paraburgimit të UÇK-së në Cahan në Shqipëri më ose rreth datës 3 maj 1999.

Sali Rexhepi u dënua me pesë (5) vite burgim. Prokurorinë e përfaqësoi një prokuror i EULEX-it.

Prokurori dhe avokati mbrojtës kanë paralajmëruar parashtrimin e ankesave ndaj aktgjykimit