18 Maj 2024

EULEX do të ketë kompetenca ekzekutive edhe për dy vite

Prishtinë, 4 prill - EULEX nuk do të jetë mision këshillues, siç ka insistuar Qeveria e Kosovës, por do të ketë kompetenca ekzekutive edhe pët të paktën dy vjet.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se autoritetet vendore dhe ato të Bashkimit Evropian kanë harmonizuar qëndrimet për një numër çështjesh që ndërlidhen me misionin e ri, përfshirë edhe kompetencat.

“Jemi pajtuar që të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit të udhëhiqen nga vendorët, që shumica e anëtarëve të panelit të jenë vendorë, që gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it të jenë në kuadër të sistemit tonë të drejtësisë dhe që mandati i ri i EULEX-it të jetë deri më 15 qershor 2016”, është shprehur Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

Ai ka shtuar se Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, do të quhet EULEX Kosovo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)