02 Maj 2024

EULEX bën vlerësimin e një lokacioni në Serbi për të zhdukurit

Prishtinë, 9 shtator - Eksperët e EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) kanë qenë në një vend potencial për të qenë varrezë massive në rajonin e Medvegjës në Serbine Jugore, për të obzervuar dhe monitoruar vlerësimin e lokacionit.

Informacioni, i pranuar nga Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Kosovës, pretendon se një numër i panjohur i shqiptarëve të Kosovës, viktima të konfliktit të viteve 1998-1999, mund të jenë varrosur këtu.

Alan Robinson, bashkëkyesues i EULEX në DML, ka thënë: “Ne kemi dërguar një ekip të gjërë të ekspertëve të mjekësisë ligjore në lokacionin e supozuar."

"Roli i tyre është shumë i qartë: të veprojnë si observues dhe të sigurojnë se metodologjija e duhur e mjekësisë ligjore është duke u aplikuar gjatë zhvillimit të operacionit në teren”.

EULEX-i/DML është angazhuar aktualisht në hulumtimin dhe vlerësimin e disa lokacioneve potenciale për të qenë varreza massive në Vushtri, Mitrovicë, Gjakovë dhe Prizren. Deri më tani në 2011, mbetjet mortore të 51 personave të zdhukur më pare iu janë dorëzuar familjeve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)