28 Mars 2024

Eulex arreston një tjetër serb në Veri të Mitrovicës

Prishtinë, 6 tetor - Zyrtarët e Departamentit Ekzekutiv të Policisë së EULEX-it kanë njoftuar se sot në mëngjes, në pjesën veriore të Mitrovicës, është arrestuar një person.

Njoftimi bën të ditur se personi i arrestuar është në të 30-tat dhe përballet me akuza që ndërlidhen me kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë, posedimin ilegal të armëve dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në një njoftim për media të EULEX-it, thuhet se hetimet po kryhen nga policia e ULEX-it, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it të Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës. Ndaj personit të arrestuar është lëshuar edhe një fletëarrest ndërkombëtar.

Ai përballet me akuza për kërcënimin e zyrtarit publik, për armëmbajtje pa leje dhe për pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave publike. Ndaj tij ekziston edhe një fletëarrest ndërkombëtar. Hetimet po zhvillohen nga policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it.

Edhe të hënën EULEX-i kishte arrestuar një person në veri të Kosovës nën akuzat për tentim-vrasje, posedim ilegal të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Ndërkohë, KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë shtuar masat e sigurisë në veri, si pasojë e incidenteve të shumta që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në këtë pjesë të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)