05 Maj 2024

EULEX, arreston lidhur me krim të organizuar në Zubin Potoku

Prishtinë, 17 maj - Policia ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar një mashkull në pjesën veriore të Kosovës i cili dyshohet të jetë përfshirë në krim të organizuar. Arrestimi u krye në mëngjesin e sotëm (17 maj) në rrugën mes Zubin Potokut dhe pjesës veriore të Mitrovicës.

Personi është arrestuar në kuadër të disa hetimeve rreth krimit të organizuar, pastrimit të parave, kontrabandës me karburante, shmangies së tatimit dhe shmangies mashtruese të taksave të importit dhe të akcizës.

Pas autorizimit nga një gjykatës i procedurës paraprake, është bërë edhe bastisja e shtëpisë  së të dyshuarit në Zubin Potok. Për sigurinë e përgjithshme gjatë operacionit është përkujdesur KFOR-i.

Arrestimi është vazhdimësi e operacionit të EULEX-it për fuqizimin e ligjit që është kryer në Zubin Potok më 15 shkurt 2011.

Hetimet janë nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)