03 Maj 2024

EULEX arreston 5 kontrabandist të derivateve të naftës

Prishtinë, 15 – Policia e EULEX-it njofton se ka arrestuar 5 persona për kontraband të naftës gjatë një aksioni të bastisjeve që ka kryer. ajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e EULEX-it Kristiina Herodes. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur për publikun.

“Në kuadër të këtyre bastisjeve, prokurori i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka autorizuar arrestimin dhe paraburgimin policor të pesë të dyshuarve. Dy të dyshuarit e tjerë momentalisht gjenden jashtë vendit”, tha Herodes.

Ajo tha se Departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it dhe Zyrtarët e doganës së Kosovës, të mbështetur nga departamenti i policisë speciale të EULEX-it, janë duke realizuar disa bastisje në gjithë Kosovën dhe sipas saj, janë bastisur katër kompani si dhe shtëpi private të shtatë të dyshuarve.

Bastisjet janë duke u realizuar në saje të hetimeve të vazhdueshme të krimit të organizuar, dyshimet për kontrabandim me derivate, shmangie nga tatimi dhe keqpërdorimit të autorizimeve në  ekonomi.

“Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë”, tha ajo.

Hetimet janë duke u kryer nga departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it dhe Dogana e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.




 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)