07 Maj 2024

EULEX: 8 të dënuar për korrupsion

Prishtinë, 23 maj - Sot, një trup gjykues i përzier nga gjykatës vendas dhe të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë i dënuan Zeqir Shamollin dhe Besim Hasanin me nga 4 vite burgim, Mehmet Nuredinin me 2 vite burgim dhe Halim Gjergjizin me 18 muaj  burgim për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

 I njëjti trup gjykues e dënoi Orhan Ismajlin me 5 vite burgim për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratave të dëmshme.

I njëjti trup gjykues i dënoi Hysen Sadikun, Bedri Humollin dhe Mazar Kazagiqin me nga katër vite e gjysmë, respektivisht 2 vite dhe tri vite e gjysmë burgim, për mashtrim.

Në rastin e të pandehurve Humolli dhe Nuredini, trupi gjykues vendosi t’u shqiptojë dënimin me kusht, ashtu që ata do ta vuajnë dënimin e tyre nëse i shkelin kushtet e parapara në dënimet e tyre.

Aktakuza është ngritur më 15 dhjetor 2006 pasi që Banka Qendrore e Kosovës kishte zbuluar parregullsi në Bankën Kreditore të Prishtinës (BKP), e cila më pas ishte mbyllur më 10 mars 2006.

Katër nga të pandehurit ishin pjesë e Bordit Menaxhues të BKP-së, kurse tre të tjerë nga kompani të jashtme.  Aktakuza ishte ndryshuar më 18 prill 2007.

Gjykimi i cili përfundoi sot ka filluar më 2 mars 2010, pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës e mori përsipër këtë lëndë në vitin 2009, e të cilën e drejtuan një prokuror i EULEX-it dhe një vendas.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)