Esmin Hamza dënohet për zjarrvënie dhe trazira publike

Prishtinë, 15 shkurt - Më 10 shkurt 2012, trupi gjykues i përzier i Gjykatës së Qarkut në Prizren, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, e ka dënuar Esmin Hamzën me dy vite burgim dhe e ka urdhëruar atë që ti paguajë dymijë euro.
Esmin Hamza u akuzua nga prokuroria për katër pika: nxitje e urrejtjes, trazirave apo mos-tolerancës kombëtare, racore, fetare ose etnike; shkaktim i rrezikut të përgjithshëm duke shkaktuar dëme të mëdha pronësore; shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në vendin ku është grumbulluar numër i madh njerëzish, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale; dhe pjesëmarrje në turmë.
Më 18 mars 2004, i pandehuri Esmin Hamza ka shkaktuar zjarrvënie dhe ka nxitur publikisht urrejtje, trazira apo mos-tolerancë ndaj grupit etnik të Serbëve që jetojnë në Kosovë. Po ashtu, ai, një ditë më herët, u kishte vënë zjarrin disa veturave të UNMIK-ut.
Dënimi me burgim është me kusht dhe do të zbatohet vetëm nëse i pandehuri kryen ndonjë vepër të re penale gjatë pesë viteve të ardhshme. Kundër këtij vendimi nuk mund të parashtrohet ankesë për shkak të marrëveshjes së palëve për pranimin e fajësisë.
Aktakuza ishte ngritur më 21 mars 2006. Këtë rast e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Qarku i Prizrenit.