04 Maj 2024

Ende asgjë për fatin e Ukshin Hotit

Prishtinë, 1 tetor - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Zvicër organizoi dje tribunë dhe koncert humanitar për veprën dhe jetën e Ukshin Hotit.

Të pranishëm në këtë tribunë, ishin edhe dy deputetë të Vetëvendosje!-s në parlamentit e Republikës së Kosovë, Afrim Hoti dhe Liburn Aliu.

Në tribunë, e mori fjalën edhe kryetari i Qendrës së Zvicrës, Mujë Shala, i cili prezantoi detaje nga vepra e Ukshin Hotit si dhe foli për rëndësinë e saj sot në këto momente, kur Kosova është në pozita të pafavorshme dhe më negociatat politike që po përgatiten për veriun e vendit.

Afrim Hoti foli edhe për raportet që ai ka pasur me Ukshin Hotin, si vëlla, por edhe për fillimet e tij në aktivitetet politike. Afrim Hoti theksoi edhe rëndësinë e rikujtimit të veprës së Ukshin Hotit në mënyrë që filozofia politike e tij të mos harrohet, edhe pse klasa e pushtetarëve qysh prej pas luftës, nuk ka bërë asgjë për fatin e tij sikur edhe për fatin e shumë të zhdukurve të tjerë.

Liburn Aliu, solli në kujtesë për momentet kur ai pati qëndruar me Ukshin Hotin në burgun e Dubravës por sidomos, për qëndrimet dinjitoze dhe rezistencën e tij edhe në momentet më të vështira të vuajtjeve në Dubravë.

Po ashtu Liburn Aliu theksoi edhe  momente të rëndësishme në filozofinë politike të Ukshin Hotit, dhe rëndësinë e ruajtjes të këtij vizionit dhe konceptit politik, dhe sidomos të drejtën e vetëvendosjes.

Përfaqësuesi i pikës së Lozanës, Vehbi Kryeziu, foli për rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimin e veprës së Ukshin Hotit, tek brezat e rinj, dhe sidomos për ribotimin e veprave të tij dhe rileximin e tyre. Sepse shumë gjëra me të cilat sot kombi shqiptar ballafaqohet, qysh para disa dekadave Ukshin Hoti ju jep një zgjidhje këtyre problemeve dhe tregon rrugën e duhur që elita shqiptare duhet ta mban.

Pas Tribunës, shoqëria kulturore artistike “Ilirët”, interpretuan disa pjesë muzikore popullore.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin shumë bashkatdhetarë dhe studentë, jo vetëm të kantonit të Vaud-it por edhe të kantoneve tjera zvicerane.

Qendra e Lëvizjes së Vetëvendosje!-s në Zvicër, do të vazhdojë të organizojë manifestime të tilla për t’i promovuar veprat kombëtare dhe për t’i rikujtuar veprimtarët të veçantë që ka pasur kombi shqiptar gjatë gjithë historisë së tij, siç është edhe Ukshin Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)