15 Maj 2025

Emërohet zëvendës/kryesuesi i KGjK-së

Prishtinë, 15 shtator – Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Nehat Idrizi.

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës neni 108 pika 7, Ligjin nr.03/L-223, për Këshillin Gjyqësor, neni 6 si dhe Rregulloren mbi organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, neni 5, pika 4, Këshilli në këtë takim emëroi zëvendës/kryesues të KGJK-së z.Nenad Llazic gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë dhe anëtarë i KGJK- së nga korriku i vitit 2016 i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e zëvendës/kryesuesit të ri është bërë me rastin e përfundimit të mandatit të z.Agim Maliqi i cili ishte zëvendës/kryesues dhe anëtarë i KGjK-së.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës  shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)