03 Maj 2024

Eliminohet rreziku nga kanali i ujit në lagjen Bair

Mitrovicë, 26 maj - Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka nisur realizimin e një projekti për rrethimin e kanalit të ujit industrial në lagjen Bair, që ka paraqitur rrezik për banorët që jetojnë përreth tij.

Zyrtarët komunalë thonë se ky investim po bëhet me qëllim të eliminimit të rrezikut që ka paraqitur ai kanal për qytetarët që jetojnë dhe që lëvizin pranë tij, duke pasur parasysh se afër tij ekziston edhe një rrugë për këmbësorë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se në mesin e rreziqeve të identifikuara për qytetarët në Mitrovicë, është vlerësuar edhe ky kanal i hapur ku uji rrjedh me shpejtësi të madhe. “Para pesë vitesh në atë kanal ka humbur jetën një vajzë 2-vjeçare”.

Ai theksoi se qytetarët që jetojnë pranë atij kanali janë shprehur shumë mirënjohës për këtë punë që ka filluar aty, meqë vazhdimisht kanë qenë të brengosur për fëmijët e tyre.

“Gjendja si ka qenë ai kanal ka kërkuar patjetër që të intervenohet, në mënyrë që të eliminohet rreziku për banorët e asaj ane dhe ata që e kanë shfrytëzuar rrugën pranë tij për qarkullim”.

Për të parë realizimin e këtij projekti, në terren së bashku me drejtorin Bala ka qëndruar edhe kryetari i Komunës, Avni Kastrati, i cili ka lavdëruar drejtorinë për masat parandaluese në lidhje me atë kanal.

Ai ka thënë se nuk do të kursehet në rastet kur ka të bëj me mirëqenien e banorëve.

Drejtori Bala sqaroi se për këtë projekt janë ndarë 3780 euro, ndërsa punën është duke e kryer kompania “Vëllezërit Hyseni” nga Mitrovica.

Ai theksoi se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është duke punuar që të identifikoj të gjitha vendet ose lokacionet që paraqesin rrezik për qytetarët, në mënyrë që ta merren masa parandaluese.

“Kemi realizuar edhe shumë projekte të tjera të kësaj natyre për të parandaluar rrezikun”.  
     


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)