27 Prill 2024

Ekstradohet Dedë Gecaj nga Kosova në Zvicër

Prishtinë, 2 shtator - Ministria e Drejtësisë ka kryer ekstradimin e shtetasit të Kosovës  Dedë Gecaj, i lindur me datë 7 dhjetor 1957 në fshatin Janosh, komuna e Gjakovës , nga Kosova për në Zvicër. 

Gecaj, është kërkuar nga autoritetet zvicerane për dyshimin e kryerjes se veprave penale të vrasjes: Vrasje e mundshme me Qëllim; Veprime të shumëfishta seksuale me Fëmije; dhe Dhunim i shumëfishte, në kundërshtim me ligjin  aplikueshëm penal në Zvicër. 

Vendimin për ekstradimin e Gecaj nga Kosova në Zvicër, Ministria e Drejtësisë e ka mbështetur në:

Aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë të datës 14 korrik 2010, numër reference Pn. Nr. 65/10, e cila në arsyetim konfirmon se të gjitha para kushtet e parapara me ligjin e aplikueshëm mbi ekstradimin e Gecaj janë plotësuar,

Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës të datës 16 gusht 2010, numër reference: Pn. Kr: 415/10, e cila e vërteton Aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë,

Vendimin për Papranueshmëri të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, të datës 20 maj 2010, numër reference:  Rk.22/10,

Marrëveshjen ndërkombëtare të lidhur në mes UNMIK-ut dhe Zvicrës, të datës  20 gusht 2007,  lidhur me ekstradimin e  Gecaj nga Kosova për në Zvicër e aplikueshme në Kosovë sipas nenit 145 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës mbi Vazhdimësinë e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës është siguruar nga autoritetet kompetente në Zvicër, se Gecaj do të ketë gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet e parapara me konventa ndërkombëtare. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)