19 Prill 2024

Ekstradimi i Sekiraqës peng i marrëveshjes Kosovës - Irlandë

Prishtinë, 26 nëntor -  Enver Sekiraqa jeton në juglindje të Irlandës shkruan në numrin e sotëm e përditshmja Irish Times, por nuk është ekstraduar sepse nuk ka marrëveshje ekstradimi mes të Republikës së Irlandës dhe Kosovës.

Gjithashtu mekanizmi i fletarrestit evropian nuk e mbulon Kosovën.

Megjithatë, një kërkesë nga autoritetet në Kosovë për të ndihmuar në kthimin e tij për gjykim nuk është pranuar nga autoritetet irlandeze.

Zyrtarë të lartë nga Departamentit për Punë të Jashtme dhe Departamentit të Drejtësisë kanë qenë në bisedime me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në një përpjekje për të sajuar një mekanizëm ligjor për të kthyer atë në Kosovë për gjykim.

Sekiraqa ndodhet në listën e personave të kërkuar të Interpolit. Ai dyshohet se është përfshirë në krimin e organizuar për shumë vite.

E përditshmja Times-i thotë se autoritetet irlandeze janë të vetëdijshëm për praninë e Sekiraqës në Republikën e Irlandës dhe janë të vetëdijshëm se ai është i kërkuar në Kosovë.

Sekiraqa kërkohet në Kosovë edhe për vrasjen e policit Triumf Riza.

I lindur më 18.11.1973 në Prishtinë, Rruga “Gryka e Llapushnikut” nr.196 me pseudonimin “QOPA”.

Ky person pas kërkesës nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake është i kërkuar edhe nga INTERPOLI (atë mund ta gjeni në):

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)