03 Maj 2024

Eksplodim në afërsi të kalimit kufitar në Bërnjak

Bërnjak, 26 nëntor - Një eksplodim i fuqishëm ka ndodhur sonte në afërsi të kalimit kufitar në Bërnjak. Në anën tjetër, në të ashtuquajturën “Lagjja e boshnjakëve” ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në këto incidente nuk ka të lënduar.

Eksplodimi ka ndodhur rreth orës 19, ndërmjet punktit Tabalije, ku ndodhën pjesëtarët e MUP-it serbë, dhe punktit në Bërnjakut në të cilin gjenden ushtarët e KFOR-it, Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Në këtë eksplodim nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale, raporton Tanjug.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se policia është njoftua sonte për eksplodimin, që ka ndodhur afër Bërnjakut.

Hoti ka thënë se ende nuk dihet vendi i saktë ku ka ndodhur eksplodimi.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviq nuk ka mundur të konfirmoj e as ta demantoj këtë lajm.

Vetëm gjysmë orë pas eksplodimit, në të ashtuquajturën “Lagje e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, persona të panjohur kanë shtënë nga armë automatike. Nuk raportohet për të lënduar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)