04 Maj 2024

Ekspertiza: Letra është shkruar nga dora e Dino Asanajt

Prishtinë, 25 shtator - Letra e gjetur në zyrën e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Dino Asanajt rezulton të jetë shkruar nga dora e tij. Ekspertiza ka treguar se shkrimi prej tre rreshtash, ku thuhej se po e “çonte drejtësinë në vend” pas akuzave publike për korrupsion është shkrimi i Dino Asanajt.

Ekspertiza e gjurmëve ndërkaq ka treguar se letra është prekur me dorë vetëm nga dora e të ndjerit Asanaj.

Burime brenda procesit hetimor i kanë thënë gazetës “Koha Ditore” se deri më tani janë kryer të gjitha hetimet. Burimi ka thënë se nuk ka dilemë që Asanaj i ka dhënë fund jetës mesditën e 15 qershorit të këtij viti, po nuk është gjetur arsyeja që e ka shtyrë atë të ndërmerrte një veprim të tillë.

“Të gjitha ekspertizat janë kryer. Ekspertiza grafologjike ka treguar se shkrimi është i tij, gjurmët janë të tij. Po ashtu nuk është gjetur asnjë mesazh telefonik apo në kompjuter se është kërcënuar apo shantazhuar nga dikush që mund të kuptohej si shtytje për vetëvrasje”, ka thënë burimi në kushte anonimiteti për gazetën “Koha Ditore”.

Shoferi i Dino Asanajt ndërkaq ka dhënë detaje që nuk i kishte treguar herën e parë kur ishte imarrë në pyetje. Ndërsa është marrë sërish në pyetje ka treguar se Asanajn e kishte gjetur gjallë.

“Kur kam hyrë në zyrë e kam parë që ishte gjallë dhe jam afruar për t`i dhënë ndihmë. Më ka thënë largohu mos më jep ndihmë sepse dua të vdes”, ka cituar një hetues shoferin e Asanajt.

Pas autopsisë së kryer në trupin e Asanajt dhe konstatimet se ai ka vrarë veten, hetimi janë fokusuar në shkaqet e vetëvrasjes. Por deri më tani nuk është gjetur ndonjë gjurmë që do të mund ta bëj dikë përgjegjës penalisht për vetëvrasjen e Asanajt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)