28 Prill 2024

Dyzet e një të arrestuar vetëm gjatë 24 orëshit të fundit

Prishtinë, 15 gusht - Vetëm gjatë këtij 24 orëshi Policia e Kosovës bërë të ditur se ka bërë arrestimin e 41 personave të dyshuar të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale në territorin e Republikës së Kosovës.

Këto arrestime janë bërë falë përkushtimit të madh të pjesëtarëve të PK-së, falë punës së tyre të palodhshme, profesionalizmit dhe përgjegjësisë që kanë në ruajtjen e rendit dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

Personat e dyshuar të arrestuar nga Policia e Kosovës janë përfshirë në vepra të ndryshme penale kryesisht për armëmbajtje pa leje, përdorim i armës, dhe me urdhëresë të gjykatës pastaj për  kanosje, lëndime të rënda dhe të lehta trupore, sulme, prishje e rendit dhe qetësisë publike dhe  shumë raste të tjera.

Policia e Kosovës gjithmonë ka dëshmuar se është e përkushtuar në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, parandalimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të involvuar në vepra penale, ku përkushtimi dhe profesionalizmi i vazhdueshëm kanë ndikuar në rritjen e sigurisë në vend

Bazuar në numrin e arrestimeve të këtij 24 orëshi , Policia e Kosovës paraqet shembullin e një policie profesionale në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore që ka duke u konsideruar një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Gjithashtu gjatë këtij 24 orëshi, përpos njësive policore patrulluese, hetuesve policor edhe njësitet e trafikut kanë kryer punën e tyre me shume përkushtim dhe profesionalizëm.

Vlen të theksohet se janë shqiptuar (990) tiketa të trafikut për kundërvajtje të ndryshme në trafik me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion, sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion si dhe me qëllim të parandalimit të aksidenteve në përgjithësi e sidomos atyre me fatalitet .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)