18 Maj 2024

Dy persona theren me thikë, arrestohen 4 persona

Prishtinë, 16 janar - Dje në ora 18:15, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë, saktësisht në një lokal ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor qendra si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast të vrasjes në tentativë, ku viktimat: D. F, mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Q. F, mashkull , 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

kanë marrë plagë nga arma e ftohët dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Përveç tyre lëndime trupore kanë pësuar edhe katër persona të tjerë, njëri prej të cilëve nuk ka qenë i përfshirë në përleshje.

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj: L. R,   mashkull,  18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,     E. D,   mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Sh. I,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe D. F,   mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rastin në fjalë.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar:    Një armë zjarri (revole) e tipit  EcolSpecial kalibri 9mm, një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast, një shufër metalike dhe një sprej.

Mirëpo pjesë e operacionit policor ka qenë edhe bastisja e shtëpive të personave të dyshuar, ku policia gjithashtu ka gjetur dhe konfiskuar: Një armë zjarri (revole) të kalibrit 7.65 mm; një pushkë gjuetie dy tytëshe,    dy karikator si dhe 14 fishek cal 7,65mm ku për rrjedhojë  policia ka iniciuar dy raste të armëmbajtjes pa leje.

Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur versionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes dy grupeve.

Ndaj të katër të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor, për veprën vrasje në tentativë prej të cilëve tre janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, ndërsa i ndaluari  D.F,  po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK. 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)