05 Maj 2024

Dy persona në paraburgim për rastin e të shtënave në Dobrosin

Prishtinë, 14 shkurt - EULEX ka bërë të ditur se një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-i në Gjykatën Themelore në Gjilan ka urdhëruar paraburgimin e dy personave në kohëzgjatje prej një muaji.

Të dyshuarit, të cilët ishin arrestuar dje gjatë një operacioni të përbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës – njësia ROSU, janë nën hetime dhe akuzohen për terrorizëm dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Njëri prej personave pretendohet se është pjesëtar i një organizate terroriste e cila e kishte marrë përgjegjësinë për tri sulme kundër policisë serbe në Dobrosin, afër Portës 5 Dheu i Bardhë, në maj, qershor dhe tetor 2012.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)