02 Maj 2024

Dy persona lirohen nga akuza për vrasje të rëndë

Prishtinë, 23 nëntor - Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtari vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shfajësoi Afet Dalloshin dhe Agron Dalloshin të akuzuar për vepër penale të vrasjes së rëndë dhe tentim vrasjes së rëndë. Agron Dalloshi dhe Nysret Cena u akuzuan për pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Trupi gjykues shfajësoi tre të pandehurit sepse nuk ishte vërtetuar përtej dyshimit të bazuar që ata kishin kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.

Agron Dalloshi dhe Afet Dalloshi në bashkëpunim ne një person tjetër të panjohur dhe të pandehurit Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi (tashmë të dënuar) u akuzuan për hapje zjarri ndaj Neshat Baftiut, Sylejman Baftiut dhe Urim Baftiut dhe vrasje të tyre dhe për plagosje të rëndë të Bujar Baftiut.  Sadik Baftiu shpëtoi i padëmtuar nga incidenti i cili ndodhi në shtator 2007.

Në shtator 2007 armë automatike pa autorizim të duhur u gjetën në posedim të Agron Dalloshit dhe Nysret Cenës.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror vendas i PSRK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)