28 Prill 2024

Dy kadetë të FSK-së në Akademinë Britanike

Prishtinë, 21 gusht - Dy kadetë të Forcës së Sigurisë të Kosovës po marrin pjesë në një shkollim njëvjeçar në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar SANDHURST. Përzgjedhjen e kadetëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës e ka bërë Ambasada Britanike.

Kadetët e përzgjedhura janë; Nëntoger Manushaqe Nura dhe Nëntoger Mimoza Budeci, të cilat fillimisht do të kalojnë në një trajnimin tre-javor, në fazën paraprake, në Kursin e Gjuhës Angleze, në Akademinë Mbretërore Ushtarake; (në Shkollën e Gjuhëve të Mbrojtjes, Beaconsfield), pastaj për njëmbëdhjetë muaj do të ndjekin trajnimin në Akademinë Ushtarake Mbretërore, Sandhurst, për oficer, ku do të qëndrojnë deri më 8 shtator 2013.


Ky trajnim është realizuar me ftesë formale nga Qeveria e Britanisë së Bashkuar dhe kjo do të jetë hera e parë, që Kosova ka dërguar dy kadetë- femra në Akademinë Ushtarake- Sandhurst.

Që nga viti 2009, Qeveria Britanike ka financuar pjesëmarrjen e kadetëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës në kurset një-vjeçare në kuadër të trajnimit për oficer në Akademinë Mbretërore Ushtarake, Sandhurst. Çdo kurs zakonisht kushton rreth 60.000 funta për kadet.

Akademia Mbretërore Ushtarake-Sandhurst është një nga akademitë më të vjetra ushtarake dhe më prestigjioze në botë. Ajo çdo vit përgatitë mbi 600 oficerë të rinj, për ushtrinë britanike, ku së bashku e kryejnë edhe një numër i vogël i studentëve të shteteve të ndryshme të botës, të cilët paraprakisht kanë kaluar nëpër fazën seleksionuese që të jenë pjesë e Akademisë Ushtarake.

Konkurrenca për të gjitha vendet është jashtëzakonisht e madhe dhe regjimi rigoroz i trajnimit do të thotë; se jo të gjithë do të diplomojnë me sukses.
Për këtë arsye, vetë përzgjedhja e kadetëve të FSK-së është një arritje e konsiderueshme jo vetëm për kadetët, por, edhe për FSK-në.

Të dy kadetët e FSK-së, nëntoger Nura dhe nëntoger Budeci kanë mbërri më 18 gusht në Akademinë Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)