19 Maj 2024

Dubravë, dy të burgosur tentojnë të arratisen

Prishtinë, 14 shkurt - Dy të burgosur që kryenin dënimin në pavionin e rrezikshmërisë së lartë në Burgun e Dubravës, kanë tentuar të arratisen në mënyrë spektakolare, pasi kanë arritur të thyejnë dy mure betoni brenda pavijonit.

Burim Basha dhe Almir Drpljanin, tentuan të arratisen, dhe kur u kishte mbetur vetëm edhe një shtresë betoni para se ta bënin të depërtueshëm murin e jashtëm të pavijonit numër 8 ku gjenden nëntë personat e rrezikshmërisë së lartë në Dubravë, janë zbuluar.

Vetë i burgosuri Burim Basha duke parë se janë të vogla mundësitë e arratisjes nga vrima që po krijonin, kishte njoftuar vetë rastin tek autoritetet e burgut, njorton \"Zëri\".

“Veç me ju kallzu çka muj me ba dhe që muj me ikë kur të dua”, janë fjalët e Burim Bashës që ua kishte thënë zyrtarëve të Dubravës kur kishte lajmëruar thyerjen e murit që është tërësisht beton madje me trashësi rreth 70 centimetra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)