12 Maj 2024

Driton Kelmendi dënohet me 23 vite burgim

Prishtinë, 15 nëntor - Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë e shpalli Driton Kelmendin fajtor për vrasje të rëndë dhe mbajtje në posedim, kontrollim dhe përdorim të paautorizuar të armëve dhe e dënoi atë me 23 vite burgim.

Në këtë gjykim, trupi gjykues e shpalli Fisnik Gashin fajtor për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në posedim, kontrollim dhe përdorim të paautorizuar të armëve, dhe e dënoi atë me 2 vite burgim.

Trupi gjykues e shpalli Driton Kelmendin fajtor sepse ai kishte shtënë me armën e tij nga afërsia me qëllim që ta vrasë të akuzuarin Fisnik Gashi në shtator 2011 në Pejë.

Një nga plumbat e shkrepur nga Driton Kelmendi e kishte qëlluar dhe vrarë të ndjerin  Kreshnik Isufaj.
 
Fisnik Gashi duke vepruar në vetëmbrojtje, por në mënyrë jo-proporcionale me rrezikun që i kanosej nga sulmi ndaj tij, kishte qëlluar me armë në drejtim të Driton Kelmendit.

Me anë të këtyre veprimeve ai kishte shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e kalimtarëve. Njëri nga këta plumba e kishte plagosur një kalimtar rasti.

Rastin e kanë ndjekur penalisht prokurorët e qarkut të EULEX-it .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)