28 Prill 2024

Drews: Në veri tregtohen armë, drogë dhe njerëz

Prishitinë, 26 gusht - Me rastin e dërgimit në Kosovë të kontingjentit rezervë gjermano-austriak, komandanti në largim i KFOR-it, Erhard Drews tha se ushtarët do të kenë përgjegjësi për pjesën më të madhe të veriut të Kosovës dhe shtoi se 95 për qind e popullsisë serbe atje nuk dëshiron konflikt të hapur.

“Ushtarët do të kenë përgjegjësi për një pjesë të madhe të veriut dhe atje do të ofrojnë siguri, stabilitet dhe liri të lëvizjes”, tha gjenerali gjerman për “Deutsche Welle”.

Në fund të shtatorit në Kosovë do të zbarkojnë 550 ushtarë gjermanë dhe 150 austriakë, të angazhuar në kuadër të batalionit rezervë ORF, i cili duhet të zëvendësojë kontingjentin italian.

Drews, për konfliktin në pikat kufitare në veri, tha se aty nuk bëhet fjalë vetëm për politikën.

“Aty zhvillohet tregti ilegale e çdo lloji – tregtohen armë, drogë dhe njerëz. Dhe kur këto ‘biznese ilegale’ ndërpriten, atëherë fillojnë konfliktet që mund të sjellin edhe viktima”, tha Drews, i cili, sipas medieve gjermane, më 7 shtator do të zëvendësohet nga gjenerali i ri gjerman, Volker Halbauer.

Halbauer është i lindur në vitin 1955 në krahinën e Baden Virtemberg dhe është shef i Shtabit të forcave tokësore në ministrinë gjermane të Mbrojtjes.

Që nga stacionimi i trupave ndërkombëtare në Kosovë, në vitin 1999, Halbauer është komandanti i gjashtë gjermane me radhë i KFOR-it. Gjermania ka në Kosovë 872 ushtarë, në trupën e KFOR-it prej 5 600 ushtarësh. Pas kontingjentit italian, ai gjerman është i dyti për nga numri i pjesëtarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)