27 Prill 2024

Drews: FSK përgjegjëse për të ardhmen e Kosovës

Prishtinë, 28 gusht - Forca e Sigurisë së Kosovës ka përparuar dhe sot është e gatshme të përmbush misionin e saj dhe të reagoj shpejt në rast të krizave dhe fatkeqësive natyrore. Kështu vlerësoi Komandanti i KFOR-it Erhard Drews gjatë ceremonisë lamtumirëse të organizuar nga FSK-ja me rastin e përfundimit të misionit të tij.
 
Komandanti i KFOR-it Erhard Drews, në vizitën e tij lamtumirës në Ministrin e FSK-së, të organizuar nga Komandanti i FSK-së, u prit nga Njësia Ceremoniale e FSK-së dhe kuadratet e rreshtuara të FSK-së. Me këtë rast Drews tha se FSK-ja është përgjegjëse e parë për të ndërtuar themelet e forta për të ardhmen e Kosovës.

“Të gjithë ju mbani përgjegjësi të lartë si pjesëtarë të parë që të ndërtoni themele të forta për të ardhmen e FSK-së. Gjithsesi do të formoni edhe të ardhmen e Kosovës për gjeneratat që do të vijnë”, tha Drews.

Ndërkaq Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, tha se FSK-ja tashmë është e ngritur me një strukturë profesonale dhe standare të NATO-s si dhe, do të jetë kontribuese aktive në funksion të paqes dhe zhvillimit demokratik të Kosovës.

“Bashkësia ndërkombëtare NATO-dhe KFOR duhet ta konsiderojnë sukses të vërtet të tyre ndërtimin e kapaciteteve të plota të FSK-së, duhet vlerësuar si histori dhe suksesin tonë të përbashkët”, tha Kastrati.

Komandanti i FSK-së Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati dekoroi gjeneralin Drews më medaljen “Arritje e Dalluar“ për kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)